Dëshpërim për Luis Hamiltonin pas garës së shtëpisë për Ferrarin, me pilotin britanik që nuk shkoi më shumë se vendi i gjashstë, ndërsa shoku i tij i skuadrës u tërhoq që në xhirot e para.

“Jam shumë i zhgënjyer për tifozët tanë dhe për njerëzit tanë në fabrikë, të cilët kanë punuar jashtëzakonisht shumë për të sjellë këtu përditësimet e fundit. Besoj se ata do të jenë të dërrmuar. Bëmë një garë të keqe.

Sinqerisht, nuk di çfarë të them, është mjaft e qartë. Kontakti me Lëklerkun në start? Nuk ka kuptim të kthehemi te ajo tani, është tepër vonë. Sot humbëm shumë pikë, por duhet ta pranojmë”, deklaroi Hamilton pas garës në Monza.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb