Futbollisti me origjinë shqiptare, Kastriot Imeri, po bëhet gati për të hedhur një hap të rëndësishëm në karrierën e tij.

26-vjeçari pritet të vazhdojë karrierën në Bundesligën, te skuadra e Union Berlinit, teksa mësohet se palët kanë arritur akordin.

Mesfushori do të largohet kështu nga Jang Bojs për të tentuar të lerë gjurmë në elitën e futbollit gjerman.

Vlen të theksohet fakti se në vitin 2022, Imeri u transferua për 3 milionë euro nga Servete te Jang Bojs, ndërkohë që sezonin e shkuar, luajti si i huazuar te Thun, ku arriti të shpallej kampion.

Me fanellën e Jang Bojs këtë edicion ai ka luajtur vetëm 3 ndeshje ku ka shënuar 1 gol dhe ka dhurua 2 asiste.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb