Sulmuesi i krahut, Elvir Gashijani, ka bërë hapin e radhës në karrierë, duke u transferuar në Turqi te Bodrumspor, skuadër që garon në kategorinë e dytë të futbollit turk, ku bën pjesë edhe mbrojtësi i Kombëtares shqiptare, Arlind Ajeti.

19-vjeçari do të nënshkruajë kontratë me klubin turk deri në vitin 2030, ndërsa transferimi nga Llapi ka kushtuar 150 mijë euro.

Llapi ka ruajtur gjithashtu 25 për qind të kartonit të futbollistit, duke përfituar në rast të një transferimi të ardhshëm, zbulon “Telegrafi”. Gashijani largohet nga Llapi pas 103 ndeshjeve, në të cilat ka shënuar 7 gola dhe ka dhënë 14 asistime.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb