Këshilli bashkiak i qytetit gjerman, Rhineland ka në plan të votojë për marrjen e hapit të pazakontë të ofrimit të transportit publik falas.

Nëse votimi kalon, atëherë 44 000 banorë të Monheim am Rhein pranë Dyseldorfit nuk do të paguajnë më për transportin publik që nga prilli i vitit 2020.

Mocioni me siguri do të kalojë pasi një prej partive ka shumicën në këshillin bashkiak duke mbajtur 26 nga 40 vende.

Qyteti ka një flotë prej 47 autobusësh.

Qytetarët, të cilët janë të regjistruar në Monheim, do të jenë në gjendje të udhëtojnë brenda qytetit dhe deri në Langenfeldin fqinj pa pagesë.

Monheim tashmë paguan rreth tre milionë euro në vit për kompaninë lokale të transportit publik për të plotësuar të ardhurat e biletave në rënie.

Ideja e transportit publik falas nuk është krejtësisht e re në Gjermani.

Në qytetin e Templinit në veri të Berlinit u ofruan autobusë falas mes viteve 1998 dhe 2003.  (Atsh)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb