Ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani, reagon pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese për hapjen 100% të listave në zgjedhje.

Manjani shkruan në “facebook” se nuk është profesionalisht korrekt të komentohet një vendim ende i pa arsyetuar i Gjykatës Kushtetuese.

Sipas ish-ministrit, zakonisht vendimet e Gjykatës nuk kanë fuqi prapavepruese, ndërsa shton se duhet pritur zbardhja e atij vendimi.

Reagimi i Manjanit:

Në përgjigje të interesit të gazetarëve për çështjen e vendimit ende të paarsyetuar të Gjykatës Kushtetuese për nenin 163.3 të kodit Zgjedhor.
******
Nuk është profesionalisht korrekt të komentohet një vendim ende i pa arsyetuar i Gjykatës Kushtetuese.
Gabimi në koment mund të jetë shumë i madh nëse nisemi thjesht nga dispozitivi i vendimit.
Deri tani dimë se Gjykata ka shfuqizuar pikën 3 të nenit 163 të Kodit Zgjedhor. Por ai nen ka eehe 3 paragrafë të tjerë që nëse lexohen pa pikën 3, del që listat nuk janë të hapura 100%, siç nxitojnë komentuesit publike.
Përkundrazi heqja e pikës 3, I MBYLL listat me 100%.
Ja pra një gabim që bëhet nga leximi i cunguar.
Gabimi i dytë i madh është tendenca për ta zbatuar këtë vendim mbi rezultatin e këtyre zgjedhjeve. Është gabim ky arsyetim sepse ne nede nuk e dimë vullnetin e Gjykatës për ti dhënë apo jo fuqi prapavepruese vendimit të saj. Zakonisht vendimet e Gjykatës nuk kanë fuqi prapavepruese.
Ndaj të mos nxitohemi. Të presim zbardhjen e atij vendimi.
Përndryshe gabimet janë të pashmangshme.
Janë gabine që keqorientojnë opinionin publik, për fat të keq.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb