Lider demokrat Lulzim Basha i është përgjigjur Ramës lidhur me kufirin detar të Greqisë. Basha thotë se kryeministri duhet të lërë dërdëllitjet prej rrugaçi duke sulmuar kryetarin e opozitës, por të bëjë transparncë se ç’po ndodh me negociatat Greqi- Shqipëri.

Gjithë debati këtë pasdite u ‘ndez’ nga një deklaratë e PD që i kërkonte qeverisë transparencë dhe informim mbi zgjerimin me 12 milje të Greqisë në detin Jon.

Përgjigjia ishte një reagim i Ramës i cili ironizoi me Bashën pasi ky i fundit po mbron detin e Shqipërisë. Rama shkruajti se duhet qarë për ata që e hanë ende sapunin e PD për djathë, por lideri demokrat i bëri apel t’i lërë këto histori me sapun pasi do i duhen për më vonë.

STATUSI NGA BASHA

Leri dërdëllitjet prej rrugaçi Edi Rama. Bëj transparencë çfarë po ndodh me negociatat për detin. Historitë me sapun ruaji se do të duhen më vonë…

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: