Kreu i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj në kuadër të Ditës Ndërkombëtare të lirisë së shtypit, deklaroi se çdo ditë duhet të jemi përkrahë gazetarëve në mbrojtje e respekt të fjalës së lirë.

Kështu ka shkruar në llogarinë e tij në Facebook Haradinaj.

“Sot të gjithë jemi gazetarë! Mbrojtja e gazetarëve dhe medies së lirë është ndër parimet e panegociueshme dhe është obligim institucional e shoqëror ta ruajmë dhe avancojmë këtë segment të lirisë sonë! Sot, në Ditën Botërore të Lirisë së Shtypit, por edhe çdo ditë tjetër, jemi në krah të tyre, në mbrojtje e respekt të fjalës së lire”, -është shprehur Haradinaj.

Ai ka thënë se është i humbur ai që kërcënon, shantazhon e ushtron presion mbi gazetarët dhe mediat.
“Kushdo që kërcënon, shantazhon, ushtron presion dhe sulmon mbi medien e lirë, mbi demokracinë tonë, është i humbur, sepse ka përballë një front të madh të bashkuar”, ka përfunduar Haradinaj.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb