Ish-kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka komentuar edhe një herë aktakuzën ndaj presidentit Hashim Thaçi nga Prokurori i Specializuar.

Ai tha për mediat kosovare se pas Gjykatës Speciale është një fuqi e madhe dhe Kosova e ka të vështirë ndërhyrjen.

“Shihet se ka një fuqi të madhe prapa Gjykatës edhe prapa Prokurorisë. Kur po them një fuqi është edhe një guxim ligjor o e quaj, me vepruar në mënyrën si kanë vepruar, pra me i bo publike aktakuzat në mënyrën si i kanë bo. Këtu shihet që është një gjykatë e fuqishme. Epilogu duhet me na interesuar të gjithëve. Nëse Gjykata e shkruan një faturë të fajësisë për nivele të larta të UÇK-së mbetet një situatë e Keqe për Kosovën në aspektin ndërkombëtar”, tha Haradinaj.

Kujtojmë se më 24 qershor në një njoftim i Zyrës së Prokurorit të Specializuar në Hagë, thuhej se janë paraqitur aktakuzë për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit në Dhomat e Specializuara të Kosovës që i adresohen Thaçit.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb