Cilët popuj bëjnë shaka në kurriz të tjetrit? Faqja e internetit, e cila është e specializuar për lloje të ndryshme të hartave, “Europe Not Dead” ka shfaqur një të tillë, që ka të bëjë me shakatë e popujve që bëjnë karshi njëritjetrit.
Rezultatet janë shumë interesante, por edhe të pritshme sa i përket disa shteteve ballkanike. Kështu, shqiptarët dhe maqedonasit bëjnë shaka në kurriz të grekëve, ndërsa këta të fundit si objektiv kryesor kanë Shqipërinë. Por Turqia bën shaka me Greqinë.
Serbia dhe Kroacia zbavitet me boshnjakët, të cilët, nga ana tjetër, poshtërojnë gjermanët.
Spanjollët dhe portugezët “tallen” me njëritjetrin, ndërsa francezët me belgët.
(d.b/BalkanWeb)

