Afatet e pritjes për gjykimin e çështjeve të Apelit janë rritur ndjeshëm në Shqipëri, që pas miratimit të Reformës në Drejtësi. Në këto të dhëna del raporti i qendrës Infoçip, sipas së cilës, koha e pritjes për qytetarët në vitet e fundit është trefishuar, kjo kryesisht për shkak të reduktimit të gjyqtarëve.

Kreu i Inspektoriatit të Lartë të Drejtësisë, Artur Metani, i pranishëm në prezantimin e raportit, deklaroi se zgjatja në kohë e procesit, në situatën aktuale mund të rezultojë pozivite, për shkak se gjyqtarëve tashmë të pakët në numër, u duhet kohë për të shqyrtuar çështjet voluminoze.

Kryetarja e Këshillit të Lartë të Drejtësisë, Naureda Llagami deklaroi se plotësimi i vendeve vakante në sistem është një sfidë me vete, në të cilën po punohet intensivisht.

Llagami e cilësoi pritjen e qytetarëve dhe vonesat si një pasojë negative të reformës, me të cilën duhet të përballet sistemi gjyqësor dhe jo vetëm.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: