Instituti i Gjeoshkencave, Energjise, Ujit dhe Mjedisit (IGJEUM) ka bërë publike rreziqet qe e presin vendin, duket reguar se më kritike situata shfaqet në Jug.

Sipas parashikimit, edhe sot priten reshje shumë intensive, në pjesën jugore të vendit, por edhe jashtë kufijve shtetërore në basenin e lumit Vjosa.

Shenjat e Alarmit për përmbytje urbane ose nga përrenjtë dhe lumenjtë e vegjël janë vendosur në tabelë sipas qarqeve.

Nga llogaritjet hidrologjike rezulton se, me sasinë e këtyre reshjeve, në pjesët fushore të këtyre lumenjve ka mundësi përmbytje me prurje shumë të larta.

Efektet e ndjeshme të përmbytjeve në pjesët fushore të qarqeve Vlorë dhe Fier do të ndodhin në pjesën e parë të ditës së shtunë (dt. 02 Dhjetor 2017).

Në qarqet e vendit është vendosur shenja e rrëshqitjeve të tokës për shkak të intensitetit shumë të lartë të reshjeve dhe vërshimeve nga përrenjtë dhe lumenjtë e vegjël.

aaaa

RESHJE

Sot (e shtunë, dt.02) reshjet do të vazhdojnë përsëri intensiteti i tyre do të jetë në përgjithësi i lartë por në rënie në veri të vendit krahasuar me sot (siç tregohet në tabelë, respektivisht për secilin qark). Reshjet do të jenë në formë dëbore në zonat e larta malore kryesisht në veri dhe lindje të vendit.

TEMPERATURAT

Sot (e shtunë, dt.02) temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë: në bregdet: 8 °C / 15 °C në vendet e ulta: 5 °C / 14 °C në vendet malore: 0 °C / 10 °C.

ERA

Sot  (dt.02) do të fryjë e dobët, ndërsa në bregdet deri mesatare.

[embeddoc url=”https://www.balkanweb.com/site/wp-content/uploads/2017/12/1512120849-RREZIQET_NATYRORE_2017.12.01-1.pdf”]

(e.f/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb