Përfaqësuesja e Lartë e BE-së, Federica Mogherini, mblodhi mbrëmë në Bruksel liderë te Ballkanit Perëndimor, në përfundim të mandatit të saj.
Por ajo c’ka tërhoqi më shumë vëmendje, duket se ishin batutat e Presidentit të Serbisë, Aleksander Vuçiç ndaj homologut të tij Kosovar Hashim Thaci.
“Hashim, Mogherini ka më së shumti dëshirë të puthet me ty…”- dëgjohet të thotë Vuçiç, ndërsa vijon duke ‘ngacmuar’ sërish Presidentin e Kosovës.
“Shikoni se si bëhet sikur nuk merr vesh serbisht, por flet shumë mirë.”- shton më tej ai.