KOSOVE – Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi garanton se nuk do të ketë ndarje të territoreve me Serbinë. Në një prononcim për mediat Presidenti Thaçi hodhi poshtë zërat se po negociohet për ndarje të Kosovës.

‘Unë sot këtu, si president i vendit, edhe njëherë i siguroj qytetarët e Kosovës se nuk do të ketë forcë, që do ta detyrojë Kosovën të diskutojë, e lëre më të pajtohet, me ndarjen e saj. Nuk do të lejojmë as të diskutohet, e lëre më që dikush të pajtohet me ndarjen e Kosovës. Nuk do të ketë bosnjëzim të Kosovës, nuk do të ketë ndarje të Kosovës. Nuk do të ketë Ahtisaari+’ – deklaroi Thaci para mediave.

Thaçi kërkoi nga të gjithë aktorët politikë në Kosovë që të punojnë për arritjen e marrëveshjes me Serbinë, të cilën e përkufizoi si marrëveshje historike. Reagimi i Presidentit Thaçi vjen pas debatit në seancën plenare ku një numër i madh i deputetëve kundërshtuan atë në krye të dialogut Kosovë-Serbi.

( Balkanweb )

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb