Meriton Mjekiqi dhe e dashura e tij, Ilnisa Agolli, janë larguar nga studio e Big Brother Vip mbrëmjen e djeshme, pak pasi moderatori u eliminua nga gara për çmimin e madh.Të shumta kanë qenë dyshimet dhe komentet e ndjekësve në rrjetet sociale, pasi çifti nuk u pa më i ulur në rreshtin e parë, ku ishin pozicionuar të gjithë ish-banorët e BBV.

Siç shihet edhe në foto, Meriton u ul pranë Inisës pasi mbërriti në studio, ndërsa më vonë, siç e vëmë re, ata nuk janë më aty, ndërsa në vendit e tyre janë ulur të tjerë ish-konkurrentë.

Nuk dihet ende se çfarë e ka shtyrë çiftin të marrë këtë vendin, ama shumë kanë ngritur dyshime për një hatërmbetje të Meritonit karshi produksionit, i cili ishte i pari që u eliminua nga gara, pak minuta pas nisjes së spektaklit.

  • foto galeri
  • foto galeri

Kujtojmë se ai arriti në finale bashkë më katër konkurrentë të tjerë, Julian Dedën, Romeo Veshajn, Heidi Bacin dhe Egla Cenon.

Kjo e fundit arriti të rrëmbente çmimin e madh të këtij edicioni dhe të bëhej e para grua që fitonte BBVIP në Shqipëri.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb