Kryeministri Edi Rama ka reaguar për herë të parë për situatën e krijuar në Krujë ku qindra qytetarë u helmuan nga uji i pijshëm. Gjatë një prononcimi për mediat pas përfundimit të mbledhjes së drejtuesve politikë të qarqeve, Rama tha se  qeveria ka bërë investimin dhe se ndërmarrja për mirëmbajtjen është përgjegjëse për të.

Sipas tij të bësh investimin dhe të sigurosh që uji është në parametrat e duhur janë gjëra të ndryshme.

“Të bësh investimin  dhe të sigurosh që uji është në parametrat e duhura janë dy gjëra të ndryshme. Qeveria ka bërë investimin për sistemin e ri. Ndërmarrja ka përgjegjsitë e veta. Kjo është në hetim . Është njësoj si të thuash që pas ndërtimit të një rruge të re janë rritur aksidentet”- tha ai.

 

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: