SHKUP – Dhjetëra nxënës dhe profesorë shqiptar janë helmuar nga një gaz i panjohur që u ka shkaktuar dhimbje të mëdha nëpër trup dhe probleme me frymëmarrjen. Ngjarja ka ndodhur pasditen e djeshme në shkollën e mesme Ekonomike që ndodhet në lagjen Veri të Shkupit.

“Zhurnal” bën të ditur se për shkak të gjendjes alarmante, menjëherë janë thirrur ekipet e ndihmës së shpejtë, të cilët kanë transportuar nxënësit dhe profesorët në Klinikën e Toksikologjisë në Shkup.

Ndërkohë sot para shkollës janë mbledhur prindër të revoltuar, të cilët kërkojnë përgjegjësi nga kryeministri, Nikolla Gruevski dhe partitë politike shqiptare, zbardhjen e ngjarjes.
(er.nu/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: