FRANCE- Afro 540.000 spektatorë në total kanë asistuar në ndeshjet e Botërorit 2017 në hendboll për meshkuj, organizuar në Francë. Këtë e bënë të ditur organizatorët të dielën, ndërkohë që objektivi i tyre ishte 500.000 spektatorë.

Rekordi vazhdon të mbahet nga Gjermania, që “mblodhi” 700.000 spektatorë në Kampionatin botëror në 2007.

Finalja e Botërorit -2017 do të luhet të dielën (ora 17.30) në Paris-Bercy, ku do të vihen përballë Franca, mbajtëse e titullit, dhe Norvegjia.

(el.sp/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: