Procesi i Berlinit për Ballkanin Perëndimor i nisur në gusht të vitit 2014, ka në themel të tij bashkëpunimin rajonal dhe mbështetjen e vendeve te Ballkanit Perëndimor në rrugëtimin e tyre drejt anëtarësimit në Bashkimin Europian. Procesi i Berlinit u prezantua nga Kancelarja Gjermane Angela Merkel më 28 gusht 2014. Procesi i Berlinit po zhvillohet me mbështetjen e Komisionit Evropian, institucioneve financiare ndërkombëtare dhe shteteve anëtare të përfshira ne Proces–Austri, Kroaci, Francë, Gjermani, Itali, Slloveni dhe Mbretëria e Bashkuar se bashku me vendet e Ballkanit Perëndimor.

Këto objektiva të deklaruara që në fillim të këtij procesi mbeten të pandryshuara: zgjidhja e problemeve të brendshme, të hapura dypaleshe mes vendeve të Ballkanit perëndimor, pajtimi mes shoqërive në rajon, përmirësimi i bashkëpunimit ekonomik rajonal dhe së fundi krijimi i një baze për rritjen e qëndrueshme të rajonit.
Arritje të Procesit të Berlinit janë Koristë e Gjelbërta, brenda rajonit dhe ndërmjet tij dhe vendeve anëtare të BE, që kanë lehtësuar rritjen ekonomike dhe integrimin rajonal. Zbatimi i Marrëveshjes Rajonale të Roaming pritet të ulë kostot e komunikimit mes vendeve te Ballkanit perëndimore dhe atë me vendet anëtare të BE duke forcuar lidhjet mes njerëzve.

Marrëveshjet e nënshkruara ne Samitin e fundit të Procesit te Berlinit lidheshin me lirinë e lëvizjes së qytetarëve të vendeve të Ballkanit perëndimor, Marrëveshje për njohjen e kualifikimeve akademike; dhe marrëveshje për njohjen reciproke të kualifikimeve profesionale te mjekeve te mjekësisë, stomatologeve dhe arkitekteve ne kontekstin e marrëveshjes CEFTA. Por adresimi i problemeve te hapura dypalëshe dhe të brendshme brenda Ballkanit perëndimor, arritja e pajtimit brenda dhe ndërmjet shoqërive të tij mbeten sfida për Procesin e Berlinit. Hendeku kohor mes nënshkrimit të marrëveshjeve rajonale, hyrjes në fuqi dhe zbatimit të tyre përben një mangësi të këtij procesi.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb