KOSOVA

 

Lëvizja Vetëvendosje nuk është dakord me heqjen e reciprocitetit ndaj Serbisë dhe për këtë thërret në interpelancë në Kuvend, kryeministrin e Kosovës Avdullah Hotin.

Hoti firmosi reciprocitetin e vendosur nga Albin Kurti, teksa Vetëvendosje në kërkesën dorëzuar Kuvendit shkruan se barazia është parakusht, ndërsa reciprociteti definon shtetësinë e Kosovës  me Serbinë.

 

 

 

KËRKESA E VETËVENDOSJES

 

Reciprociteti është parim ndërkombëtar që bazohet në barazinë midis shteteve. Republika e Kosovës me shpalljen e pavarësisë ka subjektivitet ndërkombëtar dhe dokumentacioni apo çdo formë tjetër ndërveprimi në marrëdhëniet ndërkombëtare nuk mund të jetë ndryshe përpos se reciproke.

Barazia është parakusht, kurse reciprociteti definon shtetësinë e Kosovës në raportet me të tjerët, e sidomos me Serbinë. Është obligim shtetëror e kushtetues, përveçse në interes të shtetit që qytetarët, ndërmarrësit dhe profesionistët të trajtohen barabarësisht e pa paragjykime.

Heqja e masave të reciprocitetit, është heqje dorë nga subjektiviteti shtetëror, kurse lejimi nga Qeveria e paligjshme dhe jolegjitime i emërtimeve jo kushtetuese në kohën përkundër se kishte filluar të respektohej emërtimi kushtetues Republika e Kosovës, është zmbrapsje e dëmshme politike dhe tregtare për shtetin e Kosovës.

  • foto galeri

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb