Nënkryetari i PD-së, Edi Paloka ka komentuar dhe vendimin e djeshëm të Këshillit të Qarkut të Kukësit, i cili i hoqi titullin ‘Qytetar nderi’ publicistit dhe analistit kosovar, Veton Surroi.

Përballë gazetares Nisida Tufa në emisionin ‘Kjo javë’ në ‘News24’ Paloka tha se ky ishte vendim i Ramës. Sipas tij kjo ishte një lajthitje jo kolektive siç e quajti dhe kryeministri, por e vetë Ramës.

“Kjo hyn tek lajthitjet, por jo kolektive, pasi është e Ramës. Ata mendër nesh as në tualet nuk shkojnë pa pyetur Ramën. Ai që është për kryetar bashkie. Ai e ka për zakon që i tall dhe më pas i hedh ata që ka pas. Ata morën vendimin, doli Rama si shpëtimtar.”, tha Paloka.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: