Deputeti i PD-së, Edi Paloka, mbështetës i ish-kryeministrit Berisha, e cilësoi aksionin e SPAK një show të radhës, ndërsa ironizoi kryeministrin Rama.

Në një lidhje live për News24, Paloka tha se arrestimi në Rinas i Malltezit, është show. Po ashtu ai tha mes ironisë se Berisha i bie që të ketë korruptuar presidentin (asokohe Alfred Moisiu).

“Është nën vazhdën e sulmeve që Rama ka marrë ndaj opozitës. Kjo vërtetohet nga të gjitha. Është akt i ndërmarrë me urdhër të Ramës. Kemi të bëjmë me një akt politik dhe SPAK është përdorur për këtë çështje. As Jamarbër Malltezi dhe Berisha nuk janë të pandehur, por persona nën hetim. Po dëgjojmë pallavra. Kjo çështje ka tre vite që hetohet dhe nuk kanë gjetur një pikë të vetme për të ngritur një akuzë për të marrë Abin si të pandehur. Janë nën hetim. Por çfarë ndodhi pas 3 vitesh? Pikërisht të shtunën në darkë. Bëhet një arrestim show i Abit në aeroport. Çështje që bën muu. Trualli u firmos për ndërtim, dhe për dhënie të lejeve në këtë territor, të Edi Ramës. Duhen sqaruan disa pika. A korruptoi Berisha presidentin Socialist?! Malltezi nuk ka qenë në pushtet. Ai akuzohet për korrupsion pasiv, pra kur e pranon korrupsionin dhe jo aktiv, pra kur jep para. Abi nëse ka marrë pronën, ka marrë pronën e vetë sipas ligjit. Mua Rama ma mori pronën time, s’ma ka dhënë. E kam çuar në Strasburg. Unë se mora dot, ky e mori, kjo nuk është shkelje. Ku është abuzimi këtu? Kam qenë nga PD për të dialoguar me PS, kur Berisha kërkonte heqjen totale të imunitetit.”, tha Paloka.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: