Spanja konfirmoi edhe një herë statusin e saj si një nga skuadrat më të forta të Botërorit. Me një fitore të pastër 2-0 ndaj Francës në gjysmëfinale, spanjollët kualifikohen në finale dhe mbeten vetëm 90 minuta larg trofeut.
Në Botërori Amerikan, “ikona” Ledio Pano tha:
“Hera e parë që kam parë një Francë që nuk di çfarë bën. Si ka mundësi që një ekip që këtë periudhë ka qënë ekipi më i mirë, të mos shkojë asnjëherë në portë.
Pa i hequr nga merita Spanjës, por një ekip që ka talente dhe që ka dhënë maksimumin, të mos bëjë asgjë, nuk e meriton Franca të mundet në atë formë”.
