KOSOVA

Shefit të Zyrës për Kosovën në Serbi, Petar Petkoviç i është ndaluar sërish hyrja në Kosovë.

Prishtina zyrtare për herë të tretë ndalon hyrjen e Petkoviçit. Hera e parë ishte në janar, e dyta në prill dhe tashmë në këtë fillim shtatori.

Ndërkohë Ministria e Jashtme e Kosovës thotë se Petkoviçit i është ndaluar hyrja në vend pasi ka bërë deklarata provokative.

Petkoviç kishte planifikuar një vizitë në Kosovë të premten dhe të shtunën, por autoritetet në Prishtinë duket se ia kanë prishur sërish planet.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb