Ashtu siç ishte parashikuar, Sekretari Amerikan i Shtetit, Antony Blinken ka vizituar sot Izraelin, për herë të tretë që kur ka nisur lufta në tetor mes këtij shteti dhe Hamasit.
Zyra e kryeministrit izraelit Benjamin Netanyahu ka postuar foto nga takimi i kryeministrit izraelit dhe sekretarit amerikan të shtetit Antony Blinken.
“Kryeministri Benjamin Netanyahu tani po mban një takim privat me Sekretarin e Shtetit të SHBA Antony Blinken, në Kirya në Tel Aviv. Ata do të takohen edhe me anëtarët e Kabinetit të Luftës”, thuhet në njoftimin e Kryeministrisë izraelite.
Ndërkohë, Blinken do të vizitojë edhe Jordaninë. Kjo e fundit njoftoi të mërkurën se e ka tërhequr ambasadorin e vet në Izrael dhe se nuk do ta lejojë ambasadorin e Izraelit në Jordani të kthehet në vend. Ajo tha se nuk do t’i ndryshojë këto vendime derisa të përfundojë konflikti në Gazë.
(BalkanWeb)
