Një detajë i ri ka dalë nga heroina e sekuestruar në Elbasan.

Gazetari Fatmir Popja raporton për BalkanWeb se në fakt mbi 5 kg heroinë janë kapur në një automjet që i paraprinte kamionit të linjës Shqipëri-Turqi. Po ashtu kontroll është ushtruar dhe në një automjet tjetër.

Policia i ka ndaluar në vendin e quajtur ”Teleferiku” në aksin Elbasan- ish-Kombinati Metalurgjik.

Të dyja mjetet janë kontrollur dhe heroina ishte në automjet. Deri më tani mësohet se ajo ishte e një grupi të organizuar kriminal teksa 4 persona ranë në pranga dhe një tjetër është në kërkim.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb