GREQI- Një operacion i gjerë policor me përfshirjen e policisë së Athinës, asaj të Selanikut dhe roje bregdetare ka çuar në zbulimin e një bande të strukturuar të trafikut të heroinës.

Mediat greke raportojnë se në kuadër të këtij operacioni është sekuestruar gati 29 kg heroinë, 5 kg 180 gram përzierës, një shishe me 520 gram lëndë e paidentifikuar, 4 pako të vogla me 90.1 gram heroinë, 4600 euro.

Droga është gjetur e fshehur në murin e një taverne në Athinë. Heroina, sipas mediave greke vinte nga Turqia dhe nga Shqipëria.

Mediat bëjnë me dije gjithashtu se është arrestuar kreu i grupit, një shqiptar 32-vjeç, si dhe dy anëtarë të bandës një tjetër shqiptar 34-vjeç dhe një vajzë greke 29-vjeç.

Ndaj 32-vjecarit dhe 29-vjecares ekzistonin urdhra arresti nga Prokurori i Athinës për pjesëmarrje në organizatë kriminale dhe trafik droge.

(m.a/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb