Prokuroria ka marrë dëshminë e 6 mjekëve dhe infermierëve të spitalit të Traumës. Dëshmia e tyre dhe qëndrimi ka qenë i njëjtë edhe në kartelën mjekësore për Lear Kurtin më 19 tetor.

Mjekët dhe infermierët e Spitalit të Traumës në dëshminë e tyre kanë konfirmuar se trupi i Lear Kurtit ka mbërritur i pajetë mbrëmjen e 19 tetorit pas shoqërimit nga policia.

“Erdhi pa shenja jete, i dhamë ndihmë, por nuk mbijetoi”, mësohet të kenë thënë bluzat e bardha në dëshminë e tyre para prokurorisë. Prokuroria po ekzaminon pamjet e kamerave të sigurisë të Spitalit të Traumës. Fillimisht, AMP deklaroi se i riu humbi jetën në spital, ndërsa mjekët e spitalit të Traumës në Tiranë, deklaruan se ai kishte mbërritur atje pa shenja jete.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb