Detaje të reja janë mësuar nga operacioni i zhvilluar kundër Call Centerave. Mësohet se hetimet kanë nisur rreth 2 vite më parë. Ndërsa urdhër arrestet janë lëshuar me vendim gjykate.

Sakaq në Call Centerin te rruga e Kavajës, ndodheshin mbi 60 punonjës, të cilët po merren në pyetje për veprime të mëtejshme. Gjithashtu janë sekuestruar edhe telefonë.

Gazetarja Xhensila Kodra tha për BalkanWeb dhe News24 se janë dhënë 8 masa sigurie ndërsa janë arrestuar 4 persona. Gjithashtu raportohet se në Call Centerin në rrugën e Kavajës, janë 3 kate që operojnë lidhur me këtë aktivitet. Dy prej të cilave janë gjetur të mbyllura dhe kjo ka sjellë dyshimet se ka pasur dekonspirim.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb