Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha deklaroi se nuk do të bëhej kurrë pjesë e një loje që bëhet nga Beogradi sa i takon çështjes që lidhet me propozimin e maxhorancës, e cila ka kërkuar hetim parlamentar për raportin e Dick Marty.

Përballë gazetarit Sokol Balla në emisionin ‘Real Story’ Basha tha se ai nuk mund të përligj diçka që kërkohet nga Beogradi.

“Kjo është një tjetër çështje e mbyllur. Kujt i Intereson? Ky është shërbim i pastër që i bëhet Beogradit. Kurrë, kurrë nuk bëhem pjesë e shërbimit të Beogradit. T’i po kërkon që unë të përligj diçka që kërkohet nga Beogradi. Ballës dhe Ramës duhet t’i thuash që të ndalë këtë lojë të Beogradit. Akuzat janë hedhur poshtë. Kujt po i shërben ti? Me përpjekje për të ringjallur akuza?!”, tha Basha.

Basha tha se i vetmi që përmend ‘Shtëpinë e Verdhë’ është Rama.

“I vetmi që përmend ‘Shtëpinë e Verdhë’ sot është kryeministri i Shqipërisë dhe ministria e Jashtme ruse. Këto akuza ranë. Spati asnjë dëshmi. Minimumi që duhet të kishte bërë kryeministri i vendit, ishte që të plotësonte disa kushte. Tradhtia ndaj Kosovës e Edi Ramës qëndron në pazarin me Vuçiç për ndarjen e Kosovës. I drejtohem Ramës; Meqe Je për disa javë kryetar i OSBE. Pse nuk kërkove një mision fakt mbledhës për shqiptarët e Medvegjes, apo dhe për të zhdukurit në Kosovë. Rezoluta kërkonte që të dilte e vërteta e Dikc Marty. Raporti ishte fals. Edhe avokati i Thaçit tha; ku i keni akuzat. Ska asnjë fakt, asnjë provë.”, pohoi ai.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: