Hezbollahu i Libanit tha  më parë se kishte nisur një sulm ndaj Izraelit verior në hakmarrje për shkeljet e armëpushimit, në pretendimin e parë të tillë që kur një marrëveshje armëpushimi hyri në fuqi të premten.

Sipas deklaratës së Hezbollahut, luftëtarët nga lëvizja pro-iraniane qëlluan raketa dhe dronë në instalimet ushtarake izraelite në “hakmarrje për shkelje flagrante” të armëpushimit, duke përfshirë “sulme ndaj civilëve dhe shkatërrimin e shtëpive dhe komuniteteve”.

Forcat Mbrojtëse Izraelite (IDF) thanë se sirenat u dëgjuan në dy zona në Izraelin verior dhe se një dron nga Libani u kap para se të hynte në hapësirën ajrore izraelite.

 

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb