JEMEN- Të paktën 39 fëmijë vdiqën dhe 50 të tjerë u plagosën në Jemen, pasi autobusi i shkollës me të cilin udhëtonin u hodh në erë pas një sulmi ajror.

Ngjarja ndodhi afër një tregu në krahinën e Saada. “Pas një sulmi në një autobus ku udhëtonin fëmijë në një treg në Dahyan, në veri të Saada, në spital kanë mbërritur dhjetra të vdekje dhe të plagosur”, shkruan Komiteti Ndërkombëtar i Kryqit të Kuq në Twitter.

Sipas udhëheqësve, pas sulmit fshihet koalicioni i udhëhequr nga sauditët.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: