Të tjera detaje drithëruese kanë dalë në lidhje me ngjarjen e rëndë në Shkodër, ku nëna Alma Arrazi dyshohet se është vetëmbytur me 3 fëmijët e saj.

Hetimet kanë marrë tjetër rrjedhë. Kjo, pasi një kukull është gjetur poshtë Urës së Bunës. Kukulla dyshohet se i përket një prej vajzave të mbytura.

  • foto galeri
  • foto galeri

Kjo provë çon në dyshimin se Alma Arrazi nuk është hedhur nga ura me fëmijët e saj, por ka shkuar poshtë urës dhe ka hyrë në Bunë në këmbë.

Kujtojmë se Shkodra dhe opinioni publik shqiptar u trondit nga ngjarja, ku nëna Alma Arrazi bashkë me fëmijët u mbyt në ujërat e lumit Buna. Për ngjarjen, bashkëshorti Erdgys Arrazi ndodhet në burg, akuzuar për dhunë në familje dhe shkaktim të vetëvrasjes.

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb