Një grua ka humbur jetën, pasi është hedhur nga kati i pestë i një pallati.

Ngjarja ka ndodhur në Unazë të Re, në kryeqytet,. Ndërkohë shtetësja Merjeme Kelamaj, 67 vjeç dyshohet se vuante nga probleme të shëndetit mendor.

Tiranë/Informacion paraprak

Më datë 07.11.2022, në Unazë të Re, dyshohet se është vetëhedhur nga kati i pestë i banesës, shtetasja M. K., 67 vjeçe, e cila dyshohet se vuante nga probleme të shëndetit mendor dhe si pasojë ka ndërruar jetë.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb