Ralf Rangnick është një nga emrat e përfolur për të drejtuar Bayern Munchen. Trajneri i njohur gjerman, i cili aktualisht drejton kombëtaren e Austrisë, po përmendet shumë në korridoret e zyrave të bavarezëve.

Gjithsesi, kundër kësaj ide-je kanë dalë tifozët e Bayern. Sipas tyre, është e pamundur që një klub kaq i madh, të udhëhiqet nga një trajner me horizont të vogël.  Ragnick mbahet mend për faktin se ka qenë “timonier” i skuadrave të ndryshme si Hannover, Schalke, Hoffenheim dhe Leipzig.

Me interes të madh pritet të shihet sesi do shkojnë gjërat, teksa vera si duket do të jetë e nxehtë. Kujtojmë se nga Bayern do të largohet në fund të sezonit trajneri Tuchel.

(J.S/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: