Qamile Marra, banuese në fshatin Ferras në ish-komunën Kozare në bashkinë e Kuçovës,është 114-vjeçe dhe këtë vit asaj i kanë ndaluar dhënien e pensionit,me pretendimin se i ka kaluar mosha dhe mund të ketë vdekur.

Ajo është nga fshati Ferras i Kuçovës dhe familjarët e saj kanë hasur vështirësi në marrjen e pensionit të pleqërisë së Qamiles gjatë këtij viti. Djali i saj Hysen Marra, ka pohuar se në muajin Janar 2023, nëna e tij nuk e ka marrë dot pensionin mujor prej 7700 lekësh sepse e kanë bërë të vdekur.

Sipas asaj qu ju tha në zyrat e tërheqjes së pensionit,familjarët duhet të deklarojnë në zyrat e Gjendjes Civile Kuçovë nëse është gjallë apo jo nëna e tyre çdo fillim viti.

Këtë gjë ata nuk e kanë ditur ndaj nuk u ka ardhur pagesa e pensionit, deri më sot kur punonjësit e shpërndarjes së pensioneve ua kanë sjellë në shtëpi pensionin e muajit Janar 2023 dhe nusja e djalit, Rrahime Marra, tregon se vjehrra e saj nuk e mori dot pensionin sepse i kanë thënë që ka kaluar moshën dhe se duhen dokumente për ta vërtetuar nëse e moshuara jeton ende.

Vetë 114-vjeçarja tregon se është shëndoshë e mirë dhe se del çdo ditë nga shtëpia për të shëtitur nëpër bahçe.

114-vjeçarja Qamil Marra është në gjendje të mirë shëndetësore dhe thotë se nuk vuan nga asnjë sëmundje. Ajo ka 6 fëmije,4 vajza dhe 2 djem dhe vajza e saj e madhe është 85-vjeçe. E moshuara tregon se ka punuar 35-vjet në kooperativë bujqësore dhe për këtë merr një pension prej 7700 lekësh (të reja).

Ajo tregon se është ushqyer gjithë jetën me bylmet,madje bën edhe punët e shtëpisë dhe i lan vetë rrobat e saj.

114-vjeçarja jeton bashkë me djalin e saj të vogël 76-vjeç dhe nusen 68-vjeçe.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: