Instituti i Sigurimeve Shoqërore ka reaguar lidhur me rastin e 114-vjeçares në fshatin Ferras e cila rezultonte e çregjistruar nga gjendja civile.

Qamile Marra dhe ka lindur në 19 Gusht 1909. Nënë Qamilja jeton në këtë fshat që prej ditës kur është martuar e deri më sot dhe ka lindur 6 fëmijë.

Sipas Institutit të Sigurimeve Shoqërore, sot në datën 27 janar është kryer pagesa e pensionit të zonjës pranë banesës nga ana e Postës Shqiptare si agjent pagues.

“Theksojmë se vonesa në pagesën e pensionit të zonjës, për shkak të verifikimit, është 6 ditë dhe aludimet se pensioni është ndërprerë për shkak të moshës së lartë nuk janë të vërteta madje janë dashakeqe.”, theksohet në reagim.

Reagimi:

Sqarim i Institutit të Sigurimeve Shoqërore

Nisur nga rasti i publikuar së fundmi në media në lidhje me zonjën Qamile Metan Marra e moshës 114 vjeçe, pensioniste, ju sqarojmë se:

ISSH, për çdo pagesë që kryen realizon dhe saktësinë e pagesave nëpërmjet kontrolleve të vazhdueshme. Bazuar në analizën e riskut, në mënyrë periodike strukturat rajonale kontrollojnë gjallesën e përfituesve mbi 100 vjeç nëpërmjet kontrollit dyfish, atë të statusit në regjistrin e shtetasve dhe kontaktimit fizik të përfituesve. Kjo edhe për faktin që të gjithë pensionistët mbi 100 vjeç, autorizojnë persona të tjerë për të tërhequr pensionin.

Në këtë kuadër është kryer edhe verifikimi për zonjën Qamile Marra dje në datën 26 Janar dhe nga ana e Drejtorisë Rajonale të Sigurimeve Shoqërore Berat po dje është gjeneruar pagesa. Sot në datën 27 janar është kryer pagesa e pensionit të zonjës pranë banesës nga ana e Postës Shqiptare si agjent pagues.

Theksojmë se vonesa në pagesën e pensionit të zonjës, për shkak të verifikimit, është 6 ditë dhe aludimet se pensioni është ndërprerë për shkak të moshës së lartë nuk janë të vërteta madje janë dashakeqe.

Instituti i Sigurimeve Shoqërore i uron jetë të gjatë zonjës Qamile dhe të gjithë pensionistëve përfitues dhe shpreh angazhimin për zbatimin me korrektësi të ligjit për pagesat dhe kontrollet e tyre.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: