Sa përmendet emri Marcos Alonso mendja na shkon te futbollisti i Chelsea-s që u ble nga Fiorentina dhe që është një nga më të mirët në rolin e tij në “Premier League”. Pakkush e di por ky emër është shumë më shumë se kaq, madje është i fundit në brezin e 3 të futbollistëve që rrjedh nga familja e tij.
Marcos Alonso (1) ka qenë gjyshi i futbollistit që njohim dhe shohim sot të luajë në fushat e blerta. Ai është aktivizuar në karrierën e tij për Realin e Madridit, klubin mbretëror të Spanjës.
Marcos Alonso (2) është babai i tij, i cili ndonëse ndoqi gjurmët e babait të tij (gjyshit të Alonsos sot) nuk preferoi të luante për “Los Blancos”, por është aktivizuar me rivalët e përjetshëm të tyre, Barcelonën.
E për të kaluar të Alonsoja i tretë, i cili sot konsiderohet ndër më të mirët e Chelseat, ndoshta mund të thuhet se e ka pasur të vështirë të zgjedhë mes gjurmëve të gjyshit apo të të atit, ndaj dhe ka zgjedhur të “emigrojë” e të luajë për një tjetër skuadër.
(e.k/BalkanWeb)