SHBA- Teksa kriza e emigrantëve ka kapluar Evropën një fotoportret i Steve Jobs po pushton webin, pasi thuhet se ai është djali i një emigranti sirian.
Sipërmarrës i teknologjisë, David Galbraith ka postuar një foto të Jobs në Twitter së bashku me një mesazh të thjeshtë: “Fëmija i një emigranti sirian”.
Thuhet se personi në foto, babai biologjik i themeluesit të Apple, Abdul Fattah Xhandalin ka lindur në Siri dhe erdhi në Shtetet e Bashkuara në vitet 1950, para se djali i tij te biresohej nga Pali dhe Clara Jobs. I ati biologjik i Jobs 84-vjec jeton në Nevada. Ai kaz ikur nga Lindja e Mesme për shkak të protestave dhe demonstratave që rrëzuan përfundimisht presidentin e Libanit.
(ma.ar/BalkanWeb)