Luis Hamilton ka fituar për herë të parë një garë me Ferrarin. Ishte Çmimi i Madh i Barcelonës, që e pa Hamilton ta mbyllte në krye. Pas tij u vendosën Rasëll dhe Norris.

Fundi ishte dramatik në Barcelonë. Kimi Antoneli që udhëheq renditjen e përgjithshme duhet të tërhiqej nga gara, pikërisht katër xhiro para fundit.

Hamilton nuk fitonte që nga viti 2024, pikërisht në Çmimin e Madh të Belgjikës kur ishte pilot i Mercedesit. Antoneli duhet të përballet me zhgënjimin e parë të madh të këtij viti.

Hamilton ndërkohë ka shkruar historinë. Nga sot është piloti i parë që ka fituar të paktën një garë me MekLaren, Mercedes dhe Ferrari.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb