(Në përditësim) HUNGARI- Historike, Kosova është anëtarja më e re e UEFA-s! Me votim të fshehtë, në kongresin e mbajtur mesditën e sotme në Budapest të Hungarisë, 28 shtete nga 54 votuan që Kosova të jetë anëtare e UEFA-s në mënyrë të menjëherëshme. 24 shtete të tjera votuan kundër, ndërsa dy abstenuan.

Kështu Kosova bëhet anëtarja e 55-të e UEFA-s.

Ajo që u diskutua në fillim ishte Neni i shtatë i UEFA, sipas të cilit nuk mund të pranohet asnjë shtet që nuk ka vend në OKB. Pikërisht për këtë gjë diskutuan edhe krerët e federatave dhe ata të UEFA-s. Palët e kanë cilësuar këtë si nen politik, prej të cilit nuk duhet ndalur Kosova, pasi futbolli nuk ka lidhje me politikën.

Shtetet që kanë votuar kundër Kosovës janë Rusia, Armenia, Azerbajxhani, Greqia, Bosnje Hercegovina, Gjeorgjia, Izraeli, Republika e Irlandës, duke shtuar se interesant është fakti se në anën e tyre janë edhe Ishujt Faroe dhe Moldavia, që kap numrin prej 17 shteteve kundër, por që janë të pamjaftueshme për të ndaluar anëtarësimin e Kosovës në UEFA.

E gjithë kjo ndodhi pas një debati te nxehtë mes përfaqësuesit ligjor te UEFA-së, i cili kërkoi që Kosova të votohet në këtë kongres.

Mediat kosovare e kanë cilësuar lajmin e pranimit në UEFA si më të rëndësishëmin që pas shpalljes së Pavarësisë, ndërsa mediat serbe thone se anëtarësimi u bë me shkelje të thella në statut. Sakaq, lajmi ka gëzuar gjithë qytetarët, ndërsa politikanët kanë nisur mesazhet e urimit.

Mesazhet pas pranimit të Kosovës në UEFA

THACI: LAJMI MË I MIRË I MUNDSHËM
Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka uruar qytetarët e vendit pas pranimit të Kosovës në UEFA. Ai tha se ky është lajmi më i mirë i mundshëm për tifozët e panumërt të Republikës së Kosovës.

“Kosova në UEFA! Lajmi më i mirë i mundshëm për tifozët e panumërt në Republikën tonë. Tash e tutje do të luajmë në kampionate ndërkombëtare – disa lojë do t’i fitojmë, disa do t’i humbim, por kurrë më s’do të na ndalin nga fusha e gjelbër. Urime Fadil Vokrrit dhe federatës, urime lojtarëve të kombëtares sonë, urime të gjithë qytetarëve”, ka shkruar Presidenti.

MUSTAFA: I LUMTUR DHE KRENAR
Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, ndjehet shumë i lumtur dhe krenar që Kosova arriti të anëtarësohet në UEFA. Mustafa, i cili gjendet edhe vetë në Budapest, ka thënë se futbolli kosovar së shpejti do të jetë edhe anëtar i FIFA-s.

“Të dashur miq,
Ndihem shumë i lumtur dhe krenar që shteti ynë sapo arriti edhe një sukses kulminant historik.
Futbolli kosovar nga sot është anëtar i familjes evropiane të futbollit, UEFA-s. Shumë shpejt edhe i FIFA-s. Kosova po përjeton një periudhë të sukseseve të jashtëzakonshme.
Rezultatet kulminante, produkt i përkushtimit tonë dhe përkrahjes së miqve ndërkombëtar, do të vazhdojnë në ditët në vijim. Të ndihemi krenar me Atdheun tonë!”.

VOKRRI: FALENDEROJ SHTETET QE VOTUAN PRO KOSOVES
Fadil Vokrri, presidenti i Federatës së Futbollit të Kosovës, ka falënderuar shtetet anëtare të Federatës Evropiane të Futbollit pas pranimit të futbollit kosovar në gjirin e saj.

Kosova ka marrë besimin e 28 anëtarëve të Federatës Evropiane të Futbollit dhe kundër saj ishin 34 shtete.“Jemi të lumtur që jemi pranuar në UEFA. Ju falënderoj të gjithë për këtë nderim”, ka thënë Vokrri pas pranimit në UEFA.

Zhvillimet në Kongres minutë pas minute

DUKA: LEJONI FËMIJËT E KOSOVËS TË LUAJNË FUTBOLL
Armand Duka, presidenti i Federatës së Futbollit të Shqipërisë, ka folur rreth pranimit të Kosovës në Federatën Evropiane e Futbollit (UEFA).

Ai i ka kërkuar UEFA-s që fëmijëve të Kosovës ti lejohet të luajnë futboll, ku ka kujtuar se edhe Shqipëria mund të humbas lojtar nga ekipi kombëtar. “Ata nuk janë pjesë e Serbisë. Ju po ju mohoni fëmijëve të Kosovës që mos të luani futboll. Edhe ne kemi në kombëtare futbollistë kosovar, dhe jo vetëm shtete tjera”, tha Armand Duka.

Neni i shtatë thotë se në UEFA nuk mund të pranohet asnjë shtet që nuk ka ulëse në Organizata e Kombeve të Bashkuara.

Për ndryshime statusore i janë nevojitur 2/3 e votave për t’i bërë këto ndryshime. 54 anëtarë të Kongresit kanë marrë pjesë në këtë për ndryshimin e statutit. 33 vota ishin pro ndryshimit të statutit, kurse 20 ishin kundër, kurse 1 abstenim.

VOKRRI IU KËRKON ANËTARËVE TË KONGRESIT TË UEFA-S TË VOTOJNË PRO PRANIMIT TË KOSOVËS
Kryetari i Federatës së Kosovës, Fadil Vokrri ka mbajtur një fjalim para të pranishmëve në Kongresin e 40-të të UEFA-s. Ai iu tha të pranishmëve se çfarë mesazhi po dërgojnë te sportistët e rinj të Kosovës, nëse nuk e pranojnë Kosovën në UEFA. Vokrri ka përmendur edhe marrëveshjen Kosovë-Serbi, për mos pengim të kësaj të fundit të pranimit të sportit kosovar në arenën ndërkombëtare.

“Krejt federata janë pranuar përveç futbollit. 60 përqind e popullit tonë është më e re se 16 vjet. Unë nënshkrua marrëveshje mes Kosovës dhe Serbisë sipas saj anëtarësimi i Kosovës nuk pengon. Ju lus që të votoni për anëtarësimin tonë për shkak të rinisë sonë”, ka thënë Vokrri.

Kryetari i FFK-së iu ka bërë apel të pranishmëve që të votojnë pro vendimit për pranim të Kosovës, pasi e meriton të jetë pjesë e saj.

Delegacioni kosovar nuk do të marrë pjesë në vazhdimin e kongresit për pranimin e Kosovës në UEFA, këtë vendim e ka marrë presidenti i UEFA-së.

Këtë vendim presidenti i shtëpisë më të madhe të futbollit në Evropë e ka marrë pas përfundimit të fjalimit të kryetarit të FFK-së, Fadil Vokrri, i cili kërkoi që futbolli kosovar, ndër sportet e vetme të pa pranuara ndërkombëtarisht, të pranohet dhe të gëzojë të drejtat e njëjta me shtet fqinje.

Kongresi para pak çastesh votoi kundër ndryshimit të statutit që parasheh se në UEFA mund të pranohen vendet që janë të njohura nga Kombet e Bashkuara si shtete të pavarura.

KARADZIC: KOSOVA NUK I PLOTËSON KUSHTET PËR PRANIM NË UEFA
Pas fjalimit te Fadil Vokrrit në Kongresin e UEFA-së, i cili kërkoi që Kosova të pranohet në UEFA, i menjëhershme ka qenë reagimi i kreut te Federatës serbe, Tomislav Karadzic.

Ai thotë se politika është përzierë në sport dhe unë po e mbrojë futbollin nga politika. Ai tha se “jam kundër një federatë që nuk i plotëson kushtet për pranim në UEFA”.

MALI I ZI KËRKON PRANIMIN E KOSOVËS NË UEFA
Presidenti i Federatës së Futbollit të Malit të Zi, Dejan Savicevic, ka kërkuar që ti mundësohet Kosovës pranimi në UEFA.

“Vetëm Serbia nga ish-shtetet e Jugosllavisë ka votuar kundër pranimit të Kosovës në UEFA”, tha Savicevic.

Kongresi i UEFA-s nuk ka miratuar ndryshimet statutore. 33 vota ishin pro dhe 21 kundër ndryshimeve të nenit të shtatë. Neni i shtatë thotë se në UEFA nuk mund të pranohet asnjë shtet që nuk ka ulëse në OKB.

FFK-JA NUK SHPRESON NË VOTËN PRO TË ZVICRËS
Burime pranë Federatës së Futbollit të Kosovës kanë pohuar se nuk shpresojnë në votën e Zvicrës për anëtarësim në Federatën evropiane të Futbollit.

“FFK-ja po shpreson në votën e Greqisë, Maqedonisë dhe Malit të Zi, por jo dhe te Zvicrës”, tha për Telgrafin një burim.

Pritet heqja e nenit që i pamundësonte Kosovës pranimin

Tashmë krerët e federatave dhe të UEFA-s ishin në një pauzë, ku pas saj pritet të votohet për heqjen e nenit të shtatë të UEFA-s.

Neni i shtatë thotë se në UEFA nuk mund të pranohet asnjë shtet që nuk ka ulëse në OKB.

Pikërisht për këtë gjë janë duke diskutuar krerët e federatave dhe ata të UEFA-s.

Pritet që ky nen të hiqet dhe të shkojë pranimi i Kosovës në votim.

Nevojiten 2/3 e votave, për t’i bërë këto ndryshime. Zyrtarët e Federatës Evropiane të Futbollit në një pauzë duke biseduar rreth pranimit të Kosovës.

(ma.ar/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: