Shqipëria arriti të kualifikohet në Euro 2024 për herë të dytë në historinë e vendit, pas barazimit 1-1 ndaj Moldavisë në Stadionul Zimbru (Chişinău), takim ky i vlefshëm për grupin E. Ndeshja nisi me ritëm të ulët, me skuadrat që preferuan të studiojnë njëra-tjetrën. Rasti i parë konkret erdhi në minutën e 16-të, me vendasit që me një kundërsulm rrezikuan portën e mbrojtur nga Berisha. Goditja e Nicolaescit gjeti përgjigjen e menjëhershme të “gardianit” kuqezi, i cili neutralizoi topin.

Me kalimin e minutave, ekipi i Sylvinhos u fut në shinat e duhura. Në të 24-tën, Seferi pengohet pas një vallëzimi në limitet e zonës, duke fituar kështu një penallti, të shndërruar në gol në mënyrë mjeshtërore nga Sokol Cikalleshi. Djemtë e Serghei Clescenco u përpoqën që të reagojnë në pjesën e mbetur të fraksionit, me pasime të shpeshta rreth zonës, pretendime për 11-metërsh, por vetëm kaq.

Pjesa e dytë filloi me gabime në mbrojtje në prapavijën tonë, fillimisht Gjimshiti e më pas Seferi i kthyer mbrapa, i dhuruan mundësi moldavëve.

Jasir Asani u shfaq pas një ore lojë, gjuajtja e tij e zakonshme nga distanca u ndal nga muri mbrojtjës. Pretendimet për prekje me dorë nuk u morën parasysh nga kryesori, mjaft i vendosur për këtë episod. Pak më pas, Daku nuk shfytëzoi si duhet një krosim të ardhur nga krahët.

Në të 66-tën, Ramadani nuk ia doli dot të befasojë portierin Raielen, me një goditje nga larg. Traversa shpëtoi Moldavinë nga pësimi i golit të dytë çerek ore para fundit, me Seferin që ishte i pafat. Në minutat e fundit, ishte Baboglu që vendosi ekuilibrat përfundimisht për këtë takim. Shqipëria kryeson me 14 pikë në grup dhe tashmë në program është ndeshja e fundit në shtëpi ndaj Ishujve Faroe.

Asa
Asa

Minutë pas minute:

90- Mbyllet takimi.

85- Barazon Moldavia me Baboglu.

73- Traversa shpëton Moldavinë, Seferi pranë golit. Më pas, gabon Bajrami.

62- Krosim i Seferit për Dakun, nuk e mbërrin topin sulmuesi. Topi i takon portierit Railean.

58- Goditje e Asanit nga distanca, por bllokohet. S’ka penallti, pavarësisht pretendimeve kuqezi për prekje me dorë.

54- Berisha pret një  goditje të Nikolaesku. Mbetet rrezik konstant sulmuesi i njohur. Minuta të mira për vendasit.

46- Nis pjesa e dytë.

45- Mbyllet fraksioni.

30- Moldavia shton presionin,  tenton me pasime të shpeshta rreth zonës. Më pas, pretendon për penallti, asgjë nuk ka ka sipas arbitrit skocez, Collum!

25- GOOL! Penallti e fituar nga Seferi. Kontrollohet me VAR dhe akordohet si 11-metërsh i rregullt. Nga pika e bardhë nuk fal Cikalleshi, i cili rikthehet te goli në Kombëtare.

 

 

14- Kundërsulm moldav, Berisha ndal Ion Nicolaescu. Topi shkon në këndore. 

13- Provon Asllani nga distanca, goditja bllokohet nga muri.

7- Shqipëria del mirë nga krahët, nuk shfrytëzohet si duhet aksioni, prapavija moldave largon topin pasi kuptoi idenë.

6- Mungojnë rastet konkrete, ekipet studiojnë njëra-tjetrën.

1- Nis ndeshja.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb