Një kandidat për kryetar bashkie me emrin Hitler është duke sfiduar një tjetër kandidat me emrin Lenin në një qytezë të vogël peruane në malet e Andeve. ’Unë jam Hitleri i mirë’ tha Hitler Alba, që po kandidon për t’u rizgjedhur si kryetar komune në qytezën Jungar, nje fshat me më shumë se 3 mijë banorë.

Ai ka drejtuar qytezën mes viteve 2011 – 2014 dhe tani po kandidon sërish.

Me sloganin e fushatës “Vuelve el Mejor” (kthimet më të mira), Hitleri Alba zotohet të sigurojë qeverisje të mirë dhe transparencë në qytetin Yungar, ku ai po kërkon rizgjedhjen në zgjedhjet lokale të tetorit.

Por surpriza nuk mbaron me kaq. Në fletën e votimit të zgjedhjeve të 7 tetorit ai do të ketë përballë Leninin, Leninin peruan me identitetin e saktë Lenin Vladimir Rodrigez Valverde.

Hitleri, mbështetjen e ka më të madhe se Lenini, pasi në muret e qytezës dominojnë parullat me emrin e tij.

“Besim të plotë tek Hitleri” dhe “Të gjithë jemi Hitler”.

Familjen që i ka vënë emrin, nuk e lidh asgjë me të shkuarën naziste dhe as nuk e simpatizojnë.

Emrin ia ka vënë babai, një fermer që e kishte dëgjuar vetëm si mbiemrin e një udhëheqësi, por i painformuar për historinë e tij.
(da.xha/BalkanWeb)

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb