TIRANE- Një 21-vjeçar ka mbetur i plagosur pasi ka hedhur një fishekzjarr. Ngjarja në fjalë ndodhi dje në rrugën Tiranë-Elbasan, në hyrje të tunelit.

Burime zyrtare nga policia bënë me dije se i plagosur ka mbetur shtetasi me inicialet K.B, ndërkohë që ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

NJOFTIMI I POLICISË
Më datë 27.05.2018, në rrugën Tiranë-Elbasan, në hyrje të tunelit, shtetasi K.B., vjeç 21, banues në Tiranë, ka ndalur duke hedhur një fishekzjarr, për pasojë është dëmtuar e ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën. Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për vlerësim.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb