Një civil izraelit është plagosur si pasojë e një mjeti shpërthyes të improvizuar pranë vendbanimit Kohav HaShahar në Bregun Perëndimor. Ai po përpiqej të hiqte një flamur palestinez në anë të autostradës Route 458 kur ai shpërtheu.

Siç raportoi “Times of Israel”, incidenti ndodhi pranë vendbanimit Kohav HaShahar kur rezervisti jashtë detyrës pa flamurin palestinez të valëvitej dhe tentoi ta hiqte, ndërsa ai shpërtheu.

Sipas organizatës izraelite Rescuers Without Borders, burri u plagos lehtë nga shpërthimi dhe madje refuzoi të dërgohej në spital pasi iu dha ndihma e parë. Ngjarja po hetohet nga forcat e armatosura izraelite.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb