Dashi
Do realizoni takime, por vetëm disa prej të lindurve në shenjën tuaj do mund të nisin histori dashurie. Financat do përmirësohen tej mase falë një ndihmë që do iu japin të afërmit.
Demi
Do jeni gati edhe për aventura, mjafton te mos qëndroni si jeni. Mundësitë do jene te shumta. Financat nuk do jene te këqija, megjithatë nuk duhet tepruar me shpenzimet.
Binjakët
Do filloni një histori dashurie dhe do ju plotësohen të gjitha ëndrrat që keni pasur. Me paratë nuk do i keni punët mirë. Do shpenzoni pa u menduar fare dhe kjo do sjelle vështirësi më pas.
Gaforrja
Do ndiheni shumë mirë me statusin që keni dhe nuk do kërkoni me ngulm dikë për ta pasur në krah. Situata financiare do përmirësohet paksa. Do ndiheni më të qetë kur të shpenzoni.
Luani
Nuk do të doni kurrsesi ta sakrifikoni lirinë që keni dhe të filloni një lidhje. Që buxheti të mos ketë probleme, do ju duhet të hiqni dorë nga shpenzimet për punë qejfi.
Virgjeresha
Nuk do jeni në humorin e duhur për të dalë nëpër takime dhe do vazhdoni të mbeteni vetëm edhe sot. Financat do jenë goxha të paqëndrueshme.
Peshorja
Do keni thjesht disa takime të cilat nuk do kenë përfundimet e pritura. Në planin financiar duhet patjetër të merrni masa sa më parë, pa arritur që gjendja të destabilizohet.
Akrepi
Do keni takime, por asgjë nuk do të rezultojë ashtu siç e kishit menduar. Nuk keni arsye përse te nxitoheni. Financiarisht do kaloni një ditë pa asnjë problem.
Shigjetari
Do gjeni më ne fund shpirtin tuaj binjak. Çdo gjë do ketë një pamje tjetër sot. Në planin financiar duhet të tregoheni të kujdesshëm. Para se të shpenzoni kontrolloni me kujdes buxhetin.
Bricjapi
Do keni kërkesa të shumta dhe sërish nuk do gjeni dot personin që të përmbushë çdo lloj kërkesë. Financat do jenë të qëndrueshme. Fatmirësisht për këtë sektor nuk do keni pse të shqetësoheni.
Ujori
Nuk e kishit menduar se gjërat mund të ndryshonin kaq shpejt në jetën tuaj sentimentale. Një takim do ndryshojë çdo gjë sot. Financat duhen pasur me ne vëmendje se kurrë.
Peshqit
Do ju duhet ende të prisni edhe pak kohë para se të hidhni hapa më tej në aspektin sentimental. E sigurtë do jetë që do kenë njohjë të reja. Buxhetin duhet ta riorganizoni sepse në të kundërt situata mund të bëhet delikate.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb