Dashi
Ne jetën tuaj ne çift do merrni vendime shume te rëndësishme. Mjaft me duke qëndruar gjithsecili me vete, ka ardhur koha te jetoni bashke.

Demi
Perspektivat për jetën tuaj ne çift do jene shume te mira gjate kësaj dite. Do bini dakord për gjithçka me atë qe keni ne krah dhe disa mund te marrin vendime me rëndësi.

Binjaket
Do keni dyshime te shumta gjate kësaj dite për partnerin tuaj dhe do doni gjithë kohës ta kontrolloni atë. Ne fakt me mire do ishte qe te flisnit hapur me te.

Gaforrja
Harmonia dhe alegoria do mbizotërojë gjate gjithë kësaj dite ne jetën tuaj ne çift. Tensioni qe ju kishte pushtuar para disa ditësh do mbaroje njëherë e mire.

Luani
Dite plot ngjyra dhe emocione kjo e sotmja për ata qe janë ne një lidhje. Do bashkëpunoni mjaft me partnerin tuaj dhe do i harroni problemet qe keni pasur ne te shkuarën.

Virgjeresha
Sot është koha e duhur për te zgjidhur te gjitha problemet dhe mosmarrëveshjet e jetës suaj ne çift. Do jeni me te arte dhe me te vetëdijshëm edhe për gabimet qe keni bere.

Peshorja
Dita e sotme do jete me diell për çiftet. Do e harxhoni gjithë kohen e lire për te diskutuar me partnerin dhe për t’u dashuruar qetësisht. Parashikohet nje dite e shkelqyer.

Akrepi
Dite e paqëndrueshme dhe here pas here me debate te forta. Nuk do ju pëlqejë aspak qe partneri t’iu komandoje dhe do keni përballje me te.

Shigjetari
Jeta ne çift do jete si zakonisht sot. Mos kërkoni ne asnjë moment te impononi mendimin tuaj sepse situata mund t’iu dale menjëherë jashtë kontrollit.

Bricjapi
Çiftet do afrohen edhe me tepër sot me atë qe kane ne krah dhe do mund te flasin për çdo gjë pa dorashka. Gjithçka do shkoje me se miri.

Ujori
Dite shume me e favorshme për beqaret sesa për çiftet kjo e sotmja. Planetët do favorizojnë takimet interesante dhe emocionuese kështu qe duhet te përfitoni sa te mundni.

Peshqit
Qielli i dashurisë do jete i zymte dhe plot me re gjate kësaj dite. Do keni edhe përballje te forta me atë qe keni ne krah. Gjithsesi për këto çështje nuk duhet te flisni me miqtë, por duhet te mundoheni t’i zgjidhni ne çift.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb