Dashi
Është një periudhë tani ku Afërdita ndodhet një orbitë që nuk ju favorizon aspak e për më tepër, duket sikur bëhet “ortake” me Saturnin për t’ju hapur telashe.

Demi
Afërdita ka marrë një pozicion që i shkon shumë për shtat juve në të gjitha aspektet. E në mënyrë të veçantë për raportet ndërpersonale dhe erosin.

Binjakët
Edhe për ju, pritet një ditë mjaft pozitive, sidomos në planin ekonomik, pasi përveç Merkurit është edhe Afërdita ajo që stimulon fushën financiare. jeni shumë pasionalë në diskutime, por edhe në dashuri.

Gaforrja
Afërdita është në hyrje të shenjës e kjo do të bëjë që të ndjeheni më të lehtësuar shpirtërisht. Një çështje e ngatërruar në planin sentimental do të zgjidhet pozitivisht edhe për shkak të saj.

Luani
Është një periudhë relativisht e qetë që po kalojnë pjesa më e madhe e të lindurve të kësaj shenje. Por nuk do të zgjasë shumë, pasi Hëna “ngatërrestare” po vjen duke ju trazuar jon pak.

Virgjëresha
Duhet të hapni sytë mirë sepse mund të jeni viktima të prapaskenave që luhen pas krahëve tuaja nga njerëz që shpesh ju buzëqeshin. Kuadri yjor favorizon pikërisht ata që merren me intriga.

Peshorja
për shkak të ndonjë të papriture, të ndonjë vonese apo të një neglizhence nga vetë ju, mund të dështojë një iniciativë në të cilën shpresoni shumë. Humori i luhatshëm për shkak të hënës.

Akrepi
Jo vetëm që transiti i hënës në shenjën tuaj është ” i butë”, por harmonizohet shumë mirë me një Afërditë të “ëmbël” është në prag të hyrjes në të. Përfitoni nga një situatë kaq e favorshme.

Shigjetari
As vetë ju nuk e dini se pse jeni kaq apatikë, kaq pa dëshirë për të punuar, por ndoshta nga që ju mungojnë stimujt pozitivë të Marsit, me të cilët jenë të mësuar tashmë. Erosi në rënie.

Bricjapi
jeni nën “pushtetin e Afërditës, Merkurit e Saturnit, që ju “gudulisin” jo pak sedrën tuaj. Kujdes, sepse nganjëherë ju tundojnë disa prirje narciziste. Ekonomia duket se do të ketë një rritje graduale.

Ujori
Gjithçka mund të shkojë mirë, nëse nuk do t’i vini veshin atyre që ju nxisin të ndërmerrni veprime të pamenduara. Duhet të dini se nga kush duhet të merrni këshilla. pse kaq indiferentë ndaj një propozimi?

Peshqit
Pritet një ditë shumë intensive për ju, ku nuk do të mungojnë të papriturat, ngaqë në shenjë është Marsi i rrëmbyeshëm në harmoni me Uranin shumë aktiv.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb