Dashi
Sot do e ndjeni veten gati për t’u përballur me një histori të së shkuarës, që e keni shmangur prej shumë kohësh. Keni kuptuar që duhet t’i vini pikat mbi “i” sa më parë. Përkushtohuni më shumë në familje, sepse jemi shumë të distancuar. Bëhuni më aktivë dhe kalojeni gjendjen në të cilën ndodheni në shoqërinë e atyre që të duan.
Demi
Disa konflikte të vogla do t’ua shoqërojnë ditën sot. Kjo do të jetë në kontekstin profesional, sepse në atë personal gjithçka shkon më së miri dhe ky është çelësi juaj i suksesit. Kohët e fundit jeni shumë të organizuar dhe keni gjetur ekuilibrin që ju mungonte prej shumë kohësh.
Binjakët
Energji, humor i mirë dhe shumë buzëqeshje, këto tri ndjesi do të përkufizojnë ditën tuaj sot. Pas disa konflikteve dhe problemesh shëndetësore, ju Binjakët më në fund po gjendeni mirë, fillimisht me veten pastaj në ambiente të tjera. Një këshillë e vlefshme për ju është kujdesi për financat, sepse keni harxhuar disi së fundmi. Çdo gjë tjetër shkon mirë.
Gaforrja
Ruani qetësinë dhe ndjeshmërinë tuaj sot, sepse dikush do mundohet t’ju prishë ditën me një sjellje jo fort të hijshme. Mos reagoni keq, sepse do ishte dyfish shqetësim për ju, do mërzisni veten dhe do bini në nivelin e personit që do keni përballë. Mendoni me ftohtësi dhe kur të gjeni mundësinë, sqaroni gjithçka. Mos lejoni t’ju marrë rutina.
Luani
Një lajm i mirë për ata që janë në një proces gjyqësor prej disa kohësh, çdo gjë është në rrugën e duhur dhe drejt përfundimit. Përkrahja që ju ka ofruar partneri ka qenë shumë e rëndësishme në këtë rrugëtim. Ajo që ne mund t’ju themi është që të bëni një bilanc të financave, sepse e dini që shpenzimet kanë kaluar çdo pritshmëri tuajën.
Virgjëresha
Qëndroni në vendin tuaj dhe mos u merrni me asgjë tjetër, veç qetësisë suaj. Ndoshta do ju thonë që jeni bërë shumë individualist, por kjo nuk ka pse t’ju prekë. Është koha e duhur që të bëni një bilanc të gjërave tuaja dhe të dini ku jeni. Kjo është dhurata më e bukur që mund t’i bëni vetes.

Peshorja
Aftësia juaj për t’u përshtatur më së miri me ambientet që ju rrethojnë është e admirueshme. Në fushën profesionale gjithçka shkon siç ju doni, por lodhja e ditëve të fundit ka kaluar limitet dhe keni vërtetë nevojë për disa ditë pushim. Dëshira juaj më e madhe është t’i qëndroni pranë familjes dhe këtë e bëni sa herë keni kohën e duhur.
Akrepi
Festat po afrojnë dhe shqetësimi juaj më i madh këto ditë është shpenzimi dhe blerja e dhuratave. Doni t’i surprizoni njerëzit që keni pranë dhe do ia dilni më së miri. Mbyllja me sukses e një projekti ju ka lejuar të keni më shumë kohë për veten. Marrëdhënia në çift shkon më së miri dhe kjo është qetësia juaj më e madhe.
Shigjetari
Hëna në shenjen tuaj do ju bëjë të përjetoni shumë emocione sot. Një darkë e qetë mes miqsh të mirë do të jete idealja për ta mbyllur ditën. Harroni gjithçka që ju shqetëson për disa orë dhe do kuptoni sa shumë e lodhni veten me mendime. Financat për ju Shigjetarë janë mirë, sepse dini të shpenzoni me mënyrën e duhur.

Bricjapi
Një vendim që keni marrë në momentin e duhur do jetë zgjidhja e shumë shqetësimeve që keni kaluar së fundi. Shpesh do ta gjeni veten mes ndjenjash kontradiktore, por nuk do përbëjë asnjë problem për ju, sepse tashmë e keni bërë zgjedhjen tuaj. Besoni në vete më shumë dhe tregoni që mund t’ia dilni me vendimet tuaja.
Ujori
Komunikimi është pika juaj e fortë në bisedat e ditës së sotme. Idetë shpjegojini me qetësi dhe përçojini siç duhet tek personat që do keni përballë. Miqtë dhe partneri janë krah jush gjithmonë dhe shpesh ndiheni me fat për praninë e tyre. Ujorët i favorizon edhe pozicionimi i duhur i Hënës.
Peshqit
Çdo punë kërkon kohën e duhur që të ketë suksesin që ju prisni, ndaj mos u shqetësoni edhe nëse diçka nuk shkon ashtu siç e keni menduar. Një zgjidhje ka gjithmonë për gjithçka, vetëm se duhet të përzgjidhni personin e duhur për t’u konsultuar. Mos u shqetësoni, gjithçka do shkojë në vendin e vet, thjesht keni nevojë për një reflektim.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb