DASHI

Dita e sotme do të nisë me ritmin e duhur, edhe pse ju jeni të ndrydhur për shkak të situatave që keni kaluar disa ditë më parë. Personat pranë jush do ju këshillojnë të jeni më të zellshëm dhe më guximtarë, por ju do të vazhdoni ritmin tuaj.

DEMI
Do rrisni aftësinë për të influencuar në një projekt. Ky angazhim mund të rrisë energjnë tuaj dhe motivimin për t’ju dhënë vetëbesimin e duhur për të ndjekur ëndrrën që keni dashur prej kaq shumë kohësh. Mund të mirëprisni një sfidë të re ose të përdorni anën tuaj konkurruese për të dhënë maksimumin tuaj.

BINJAKËT
Marrja pjesë në një event artistik do ju ndihmojë që të afroheni me njeriun e zemrës. Një romance e re mund të marrë një hap përpara. Në qofte se keni një partner, një ndryshim në lidhjen tuaj do sjelle emocione të reja.

GAFORRJA
Sot doni të qendroni vetëm,sepse ndiheni disi të zhgënjyer nga miqte tuaj.Të gjithë do ta kuptojnë këtë largësin tuaj por nuk do ju shqetësojnë. E kuptojnë kur ju doni të qëndroni vetëm.Situatë mjaft e kënaqshme për ju në financat tuaja që së fundmi janë në shifra të kënaqshme.

LUANI
Një biznes ose një investim mund t’ju çojë drej një progresi të madh. Koha do jete shume e pershtatshme per jeten tuaj ne çift. Do beni ato qe do ju thote zemra dhe do perjetoni ndjesi te paimagjinueshme. Me shpenzimet tregohuni sa me te arsyeshem sepse do keni me te vertete nevoje.

VIRGJËRESHA
Kjo do jetë një ditë shumë e mirë për të blerë gjëra për shtëpinë. Në shtëpinë tuaj do ndiheni të plotësuar ndoshta me njeriun tuaj të zemrës, por gjithsesi me këdo që të rrini, të gjithë do ndjehen të argëtuar.

PESHORJA
Marredhënia juaj me partnerin do jetë e qëndrueshme dhe aspak problematike gjatë kesaj dite. Do ndjeheni mirë në krahet e tij dhe gati të hidhni çdo lloj hapi. Në planin financiar do i kaloni të gjitha vështiresitë dhe situatat do vijnë duke u stabilizuar. Miqtë dhe familjaret do iu japin mbeshtetje të madhe.

AKREPI

Ditë goxha harmonike do jetë kjo e sotmja. Do kaloni çaste fantastike dhe do ndiheni të bekuar nga njerëzit që ju rrethojnë . Në planin financiar do përballeni me surpriza jo shumë të kënaqshme dhe nuk do dini çfare te beni. Kerkoni sa më parë ndihmë nga të afërmit.
SHIGJETARI
Në qoftë se keni dashur që të zgjeroni ndikimin tuaj nëpër rrjetet sociale, mund të gjeni tashmë mënyra unike për ta realizuar këtë gjë. Jeni përpjekur shumë së fundmi për të përmirësuar pamjen tuaj dhe kjo do jetë një periudhe e shkëlqyer për të bërë eksperimente me diçka të re.

BRICJAPI
Në qoftë se mund të merrni një pushim këtë javë do ishte më e mira që do bënit për veten.
Keni punuar intensivisht dhe lodhja ju dallohet qartë. Keni dhënë maksimumin gjithë këto kohe.

UJORI
Nisni një udhëtim me njeriun tuaj të zemrës ose ecni pak së bashku sot. Do ndjeheni me më shumë energji dhe me më shumë liri. Punët ju kanë marrë pjesën më të madhe të ditës dhe tani është momenti juaj. Financat duhen parë më pak kujdes.Keni shumë shpenzime.

PESHQIT
Energjia do ju pushtojë sot gjatë gjithë ditës juve që jeni në një lidhje. Do mendoni çdo moment ta surprizoni partnerin dhe ta beni ate te dashurohet edhe më shumë me ju. Do lini pas zenkat dhe problemet e vogla që keni pasur dhe do nisni dicka te re dhe të bukur së bashku.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb