AC Milan do t’i thotë lamtumirë Olivier Giroud në fund të sezonit. Pas tre vitesh me kuqezinjtë, sulmuesi francez do të largohet nga Italia dhe do të kalojë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ku do të luajë në MLS.

Trajneri i Francës, Didier Deschamps dha një intervistë për AFP, në të cilën ai hoqi të gjitha dyshimet rreth transferimit të afërt të Giroud te Los Angeles, duke konfirmuar megjithatë se kjo nuk do të ndryshojë zgjedhjen e tij në funksion të EURO 2024:

“Olivier ka bërë një zgjedhje sportive. Pavarësisht moshës së tij, ai e ka ende një mundësi. Ky transferim, do të bëjë që ai të fitojë ose të humbasë pikë në sytë e mi” – Tha numri një i pankinës së “Gjelave”.

(J.S/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: